Të shtunën është arrestuar një person në Deçan pasi që kishte mashtruar katër persona se do t’iu rregulloj viza pune për në Gjermani.
Policia njofton se i dyshuari në 2017-ën kishte mashtruar katër persona, për çka ua kishte marrë nga 1 mijë e 500 euro secilit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vitin 2017 nga të katër ankuesit meshkuj kosovarë kishte marrë nga 1.500 (një mijë e pesë qind) € duke ju premtuar se do t’ju rregulloj viza pune për në Gjermani”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.