UBT News

MASHTI njofton se kur do të mbahet testi i arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar vendimin për njoftimin se kur do të mbahet testi i arritshmërisë në këtë vit. Testimi do të jetë i ndarë në dy faza, ku pjesa e parë përmban pyetjet nga lëndët shoqërore ndërsa pjesa e dytë ka pyetje për lëndët shkencore.

Më 4 korrik do të mbahet pjesa e pare e testimit e cila përmban njohuri nga gjuha amtare, gjuha angleze, historia dhe gjeografia.

Ndërkaq më 11 korrik do të mbahet testimi i njohurive për lëndën e matematikës, informatikës, kimisë, fizikës dhe biologjisë.

Kjo mënyrë e organizimit të testimit ishte praktikuar edhe vitin e kaluar, me ç ‘rast nxënësit u testuan në dy data të ndryshme për lëndë të ndryshme.

Exit mobile version