UBT News

Masat e reja në Mbretërinë e Bashkuar penalizojnë të rinjtë madje dhe vetë Angela Merkel

Mbretëria e Bashkuar ka bërë disa ndryshime të papritura ndaj protokollit të udhëtimit, të cilat i kanë befasuar shumicën e Evropianëve, sidomos të rinjtë.

Që prej 12 gushtit, vizitorëve që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë marrë dy doza të ndryshme të vaksinës anti-COVID do t’u kërkohet të karantinohen për 10 ditë, nëse ata vijnë nga vende të listës portokalli. Kjo listë përfshinë Francën, Spanjën, Suedinë, Portugalinë dhe Holandën.

Karantinimi mund të bëhet në një vend të zgjedhur nga vetë udhëtari, dhe ata që shkelin karantinën mund të gjobiten deri në  £10,000 paund.

Shumë janë befasuar nga ky vendim, por shteti britanik nuk i konsideron ata që kanë marrë dy doza të ndryshime si të vaksinuar plotësisht. Ekspertët janë të ndarë rreth çështjes së miksimit të vaksinave të ndryshme, dhe OBSH këshillon që kjo mos të bëhet.

Sidoqoftë, nuk ka ndonjë studim që provon se përzierja e dozave mund të ofrojë më pak mbrojtje, madje në fakt ajo është një praktikë e njohur gjerësisht për imunizimin ndaj sëmundjes së Ebolës.

Evropa e ka përdorur masivisht përzierjen e vaksinave të ndryshme, sidomos për të rinjtë të cilët pasi kishin marrë dozën e parë të AstraZeneca, doza e dytë ju dha Pfizer apo Moderna, duke qenë se studimet në atë kohë tregonin se AstraZeneca mund të shkaktonte mpiksje të gjakut sidomos tek moshat e reja nën 50 veç.

Përveç të rinjve ka patur edhe personalitete të famshme si Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka marrë dy doza të ndryshme të vaksinës, ama ata që do të ndikohen më tepër mbeten të rinjtë.

Cilat janë masat e sigurisë për ata që duan të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar?

Mbretëria e Bashkuar i hoqi të gjithë masat shtrënguese më 19 korrik për sa i përket bareve, teatrove, muzeve apo klubeve të cilat për momentin janë të gjitha të hapura. Pasaporta apo certifikatat e vaksinës nuk janë të përhapura gjerësisht edhe pse ato pritet të bëhen të detyrueshme për të hyrë në klubet e natës duke filluar nga shtatori.

Për sa i përket udhëtarëve, qeveria britanike ka vendosur një sistem me tre kategori. Ata që vijnë nga shtete te listës së kuqe (përfshi Pakistanin, Brazilin dhe Kilin) mund të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuara vetëm nëse janë shtetas britanik apo nëse kanë të drejtë qëndrimi, dhe këtyre të fundit u duhet të karantinohen në një hotel të caktuar posaçërisht për ta, të cilin duhet ta paguajnë nga xhepi i tyre.

Ata që vijnë nga shtete të listës protokolli duhet të karantinohen për 10 ditë në një vend që zgjidhet nga vetë ata, dhe atyre gjithashtu u duhet të bëjnë 2 teste gjatë izolimit të tyre 10-ditor. Ata që janë të vaksinuar nga dy doza të të njëjtës vaksinë mund të kapërcejnë këtë hap dhe të bëjnë vetëm një test sapo të mbërrijnë në aeroport.

Ata që vijnë nga shtete te listës së gjelbër (për shembull, Zelanda e Re) nuk duhet të izolohen por duhet të bëjnë vetëm një test para se të udhëtojnë apo sapo të mbërrijnë në aeroport./Euronews.al

Exit mobile version