UBT News

Masat e reja në Kosovë, zgjatet orari i lëvizjes

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja antiCOVID të cilat do të hyjnë në fuqi nesër (23 dhjetor). Bëhet e ditur se me masat e reja nuk është hequr kategorizimi i komunave.

Me masat e reja, qytetarët e të gjitha zonave me rrezik të ulët, të mesëm e të lartë, do të mund të lëvizin lirshëm nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 20:00.

“Në zonën me operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”. Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19. Po ashtu sipas këtij vendimi, personave mbi moshën 65 vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 06:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues”, thuhet mes tjerash./UBTNews

Exit mobile version