UBT News

Zemaj bën thirrje për respektim të masave

Nga sonte në orën 18:00 hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID. Kategorizimi i komunave u bë sipas numrit të të infektuarve. Në zonën e kuqe janë nëntë komuna, në zonën e verdhë janë 19 komuna dhe në zonën e gjelbër janë dhjetë komuna.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka kërkuar nga qytetarët respektim të masave.

Masat do zbatuar dhe përmbajtur të gjithë, pa përjashtim. Por, pa ndihmën e përkrahjen tuaj, nuk mund të arrijmë sukses. Pengimi i virusit është prioritet. Prandaj masa e kufizimit të lëvizjes është masë parandaluese, si dhe masat tjera për luftimin e virusit.Në këtë luftë kundër virusit Covid 19, jemi bashkë, me të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, dhe ju, qytetarë të nderuar. Andaj, fitorja jonë kundër virusit fillon nga ju, ruajtja e shëndetit tuaj, të familjes tuaj. Kështu duke e penguar përhapjen e virusit, ju e ndihmoni sistemin tonë shëndetësor, mjekët dhe infermierët, kështu ju ndihmoni shtetin tonë”, shkroi Zemaj në Facebook.

Në fund Zemaj u shpreh se bashkë do ta fitojmë këtë luftë ndaj COVID-19./UBTNews

Exit mobile version