UBT News

Masat anti-covid: Policia në aksion në Ferizaj, mbyll një lokal dhe shqipton 90 fletëparaqitje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të AUV-ut , kanë shtuar aktivitetet  në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, mbrëmë janë kontrolluar 9 qendra tregtare dhe 41 lokale të kafeterive dhe restauranteve. Pëkundër disa vërjetjeve policore, ndaj personave fizik dhe jurudik janë shqiptuar 90 fletëparaqitje , ndërsa është mbyllur edhe një lokal.

“Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve, që t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qyetetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione se persona, apo vende të caktuara nuk respektojnë masat Anti-Covid-19, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406, dhe policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme , sipas ligjit.

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.UBTNEWS

Exit mobile version