Rusia ka kërkuar një mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurisë në OKB lidhur me akuzat e fundit të ngritura ndaj ushtrisë ruse se ka kryer krime lufte në Bucha.
Mbledhja emergjente pritet të mbahet ditën e sotme, ku do të diskutohet në lidhje me vrasjet e tmerrshme të qindra civilëve të pafajshëm nga trupat ruse në Bucha gjatë tërheqjes së tyre nga Kievi.
Bota perëndimore reagoi ashpër në lidhje me këto krime të urryera, ndërkohë që Moska mohoi kategorikisht të ketë qëlluar ndaj civilëve, duke i cilësuar akuzat si fabrikime për të nxitur më tej rusfobinë.
Së fundmi, mediat ndërkombëtare kanë publikuar disa foto satelitore, ku sipas tyre duken qartë varret masive në një zonë të Buchas.