Duke shënuar 28 vjetorin e masakrës së vitit 1995 në Srebrenicë, Bosnja dhe Hercegovina sot i dha lamtumirën 30 viktimave të tjera të gjenocidit të identifikuara rishtazi.
Qendra përkujtimore është pika qendrore e kujtimit për miqtë dhe të afërmit e viktimave, kryesisht burra dhe djemë, të vrarë nga forcat serbe të Bosnjës. Pas këtij funerali, numri i varreve ka shkuar në 6751.
Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi se në Srebrenicë ishte kryer gjenocid./UBTNews/