UBT News

Masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau bashkëmoshatarin, seanca mbahet në spital

Këtë të premte është planifikuar të zhvillohet seanca për për dhënien e masës së sigurisë për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në shkollën e “Fan Nolit”.

Burime bëjnë me dije se seanca po zhvillohet në ambientet e spitalit privat ku 14-vjeçari është ende i shtruar dhe vijon të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Në ambientet e spitalit do të shkojnë prokurorja dhe gjyqtarja të cilat do t”i komunikojnë masën e sigurisë.

Sipas mjekëve i riu ka kryer një operacion në pjesën e parakrahut pasi kishte prerë tendinat dhe për pasojë e kishte të pamundur të merrte pjesë në seancën në gjykatë.

Prokuroria ka vendosur të ashpërsojë akuzën ndaj të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë, duke e cilësuar atë si “vrasje në rrethana cilësuese.” Fillimisht, Policia kishte referuar çështjen si një rast të “vrasjes me dashje,” por akuza e re e Prokurorisë parashikon një marzh më të madh dënimi.

Gjithashtu mbi 14-vjeçarin që ekzekutoi bashkëmoshatarin në shkollën “Fan Noli” është ngritur dhe akuza e “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”.

Ditën e mërkurë i mituri u pyet nga hetuesit për ngjarjen, ku në prani të psikologes deklaroi se nuk “mbante mend asgjë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizikemes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë.

Autori kishte thirrur një shok të tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Nga ana tjetër, viktima, Cani, kishte thirrur një shok nga shkolla “Mustafa Qemal Atatürk” në Sauk, me të cilin luante në ekipin U-15 të Dinamos.

Gjatë përplasjes mbeti i plagosur  edhe shoku i viktimës, ndërsa autori mori një plagë aksidentale në parakrah.

Pas ngjarjes, autori u largua me vrap drejt Pazarit të Ri, ku të njohur të tij e çuan me një makinë në një spital privat për mjekim. Policia e arrestoi në ambientet e spitalit për akuzat e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.

Exit mobile version