B.T është arrestuar me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Bashkësia jashtëmartesore” me personin nën moshën 16-vjeçare.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që sot në orët e hershme të mëngjesit 06:30 të arrestojë një person në shtëpinë e tij, me inicialet B.T (M/K) i moshës 19 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’, me dënim burgimi prej tri (3) viteve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Tutje thuhet se “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”.