Drejtori i Press Assocation, Alan Marshall ka deklaruar se keqinformimi dhe përmbajtja e rreme janë një sfidë e madhe me të cilën po ballafaqohen mediat.
Në konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”, për nder të 25-vjetorit të themelimit të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Marshall ka thënë se janë duke u munduar të shikojnë kë kanë audiencë në mënyrë që të verifikohen lajmet.
“Në Mbretërinë e Bashkuar sikurse në vendet tjera, nuk jemi imun ndaj sfidave, modeleve të bizneseve që dalin çdo ditë dhe kemi parë shumë ndryshime në tregun tonë, sidomos këto ndryshme në lidhje me konsolidimin. Ka pasur një kufizim në lidhje me lajmet e nivelit lokal dhe vendor, por e kemi edhe këtë pjesë të modelit digjital që nuk është akoma një bazë stabile dhe këtë e kemi parë këto viteve të fundit ku e kemi rritjen e modeleve të abonimeve online, rritjen në numrin e abonueseve të klientëve, por akoma nuk është ajo pjesa e konfidencës e mjaftueshme të stabilitetit që ajo pjesa bazë, pastaj inteligjenca artificiale që ndryshon çdo ditë, e kemi Facebook, Google dhe është mjaft e lehtë qe të ketë ndikim në një model të tillë të biznesit. Pra, janë sfida të vazhdueshme, si për klientët tanë por gjithashtu edhe për ne. Çfarë po mundohemi të bëjmë është të mendojmë kënd e kemi audiencë për të verifikuar përmbajtjen e lajmeve dhe si mund ta kemi një produkt i cili përshtatet me këto dhomat e lajmeve”, deklaroi Marshall.
Mes tjerash, Marshall tha se janë duke shikuar mundësitë që njerëzit të sjellin informacione të sakta dhe të besueshme për audiencën, në këtë formë të luftohen përmbajtjet e rreme.
“Ne aktualisht kemi edhe klientë që janë jo mediatik si agjenci të lajmeve (flet për AP-në), ku keqinformimi është një sfidë e madhe, përmbajtja e rreme po ashtu, më pas është problem verifikimi i lajmeve për këto organizatat jo mediatike, mund të jetë qeveria, organizatat, korporatat, mund të jenë edhe kompanitë e ndryshme. Kjo për ne është shumë e rëndësishme si treg në shënjestër në lidhje me përmbajtjen, sepse ndryshe nuk kemi me pas mundësi të bëjmë verifikimin dhe të kemi mundësi të ngritim edhe besimin. Mendoj se jemi duke shikuar këto mundësitë, gjithmonë duhet shikuar edhe nga pikëpamja sa mund të sjell para inteligjencës artificiale, ku janë këto mundësi të përfitimeve financiare, dhe nëse besojmë në vlerat e përmbajtjes së besimit, ne atëherë çfarëdo tjetër që po ndodh në botën digjitale, njerëzit akoma do të mundohen të japin informatë të besueshme, të saktë dhe të paanshme”, shtoi ai.
Ndërsa ka shtuar se sfidë mbeten edhe rekrutimi me gazetarë të rinj.
“Ka qenë sfidë në perceptimin e publikut sa i përket vlerës së gazetarisë, dhe kjo dallon prej vendit në vend, mirëpo gjithashtu është e ndërlidhur me çështjen e besueshmërisë…Kuotat kanë që të rekrutojnë gazetarë të rinj, sepse gazetaria nuk shihet si diçka që është me vlerë të madhe shoqërore, është diçka anësore, dhe kjo është sfidë”, tha mes tjerash Marshall.
Në konferencën ku nikoqire është KosovaPress, po marrin pjesë anëtarët e rrjetit më të madh evropian të agjencive të lajmeve EANA (ëëë.neësalliance.org), si dhe atij të Evropës juglindore ABNA SE (ëëë.abnase.com), rrjete këto ku KosovaPress-i, është anëtar.
Ky panel është drejtuar nga Branka Gabriela Vojvodic nga Agjencia e Lajmeve Kroate HINA dhe përbëhet nga: Alan Marshall – drejtori PA Media Group të Mbretërisë së Bashkuar, Camille Bouissou nga Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, Natalia Kostina nga Agjencia Ukrainase e Lajmeve UKRINFORM, Aimilios Perdiakris nga Agjencia Greke e Lajmeve ANA-MPA.