Marseja, qyteti i dytë më i madh i Francës, ka njoftuar se do të ndalojë demonstratat publike të premten pas trazirave të fundit të natës së kaluar në Francë, thanë autoritetet lokale të qytetit.
I gjithë transporti publik në Marsejë do të ndalojë gjithashtu që nga ora 19:00.
Dhuna shpërtheu gjithashtu në Lyon, Pau, Toulouse, Lille dhe periferitë e Parisit për të tretën natë radhazi./UBTNews/