Mbrëmjen e vonë të së enjtes së djeshme, një azilkërkues me prejardhje iraniane, i armatosur me sëpatë dhe thikë, në një vagon të një treni regjional kishte kapur disa pengje.
Treni që po udhëtonte në linjën Baulmes dhe Yverdon-les-Bains, arriti me dyer të mbyllura në stacionin Essert-sous-Champvent në Zvicrën frengjishtfolëse.
Siç raportojnë mediat zvicrane, rreth 60 forca policore u futën në tren dhe me ndihmën e një përkthyesi u përpoqën të bindin pengmarrësin të lirojë pengjet, mirëpo pasi pengmarrësi kishte sulmuar policinë me sëpatë, ata shtinë në të.
Të gjitha pengjet ishin të palënduar. Sipas policisë zvicrane ende nuk dihet motivi i pengmarrësit, raportojnë mediat zvicrane./UBTNews/