UBT News

Marriott do të pezullojë biznesin në Rusi

Marriottt International Inc njoftoi se do të pezullojë biznesin në Rusi pas pothuajse 25 vitesh.

Në mars, kompania vendosi të ndalojë hapjen e hoteleve të ardhshme dhe të gjitha zhvillimet dhe investimet e ardhshme të hoteleve në Rusi, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

“Ne dëshirojmë të fokusohemi në kujdesin për bashkëpunëtorët tanë në Rusi”, deklaroi Marriott.

Hilton Worldwide Holdings Inc pezulloi të gjithë aktivitetin në Rusi dhe mbylli zyrën e saj të korporatës në Moskë në mars./UBTNews/

Exit mobile version