UBT News

“Marrëveshja për pengje është shenjë përparimi”

Australian Foreign Minster Penny Wong speaks as participants gather to listen to discussions regarding elements of the Fissile Material Cut-off Treaty (FMCT), hosted by delegations from Japan, Philippines and Australia in New York Tuesday, Sept. 19, 2023. (AP Photo/Craig Ruttle)

Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong e mirëpriti marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit të mërkurën, duke e quajtur “shenjë të progresit”.

“Australia vazhdimisht ka bërë thirrje për lirimin e pengjeve, për qasje humanitare si dhe për mbrojtjen e jetës së civilëve. Ne duam të shohim hapat e ardhshëm drejt armëpushimit të qëndrueshëm, porse armëpushimi nuk duhet të jetë i njëanshëm. Ajo që ne shohim sot është përparim drejt secilit prej këtyre qëllimeve dhe ne e mirëpresim atë”, u tha Wong gazetarëve në Adelaide.

“Detajet ende nuk dihen, por nëse marrëveshja qëndron, do të ketë përparim siç thashë, në thirrjet që kemi bërë së bashku me komunitetin ndërkombëtar në lirimin e 50 pengjeve dhe hyrjen e 300 kamionëve me ndihma në Gaza, si dhe një pauzë në luftime”, shtoi ajo.

Ajo gjithashtu theksoi përpjekjet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Katarit dhe Egjiptit drejt arritjes së marrëveshjes./UBTNews/

Exit mobile version