UBT News

​Marrëveshja për armëpushim, Kallas: Shans i vërtetë për t’i dhënë fund një lufte shkatërruese

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evorpian, Kaja Kallas tha se marrëveshja për fazën e parë të planit të paqes në Gazë shënon një përparim të rëndësishëm.

Kjo është një arritje e madhe diplomatike dhe një shans i vërtetë për t’i dhënë fund një lufte shkatërruese dhe për të liruar të gjithë pengjet”, shkroi ajo në X.

Kallas tha se Bashkimi Evropian do të bëjë çmos për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes.

Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshje – sipas planit të Trumpit për paqe – për armëpushim dhe lirim të pengjeve. Kjo marrëveshje vjen pas dy vjet luftime në Gazë.

Njoftimin për një marrëveshje armëpushim dhe lirim të pengjeve e ka përshëndetur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo ka thënë se tani, të gjitha palët duhet t’i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes.

Të gjithë pengjet duhet të lirohen në mënyrë të sigurt. Duhet të vendoset një armëpushim i përhershëm. Vuajtjet duhet të marrin fund. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të ndihmës humanitare në Gazë. Dhe kur të vijë koha, ne do të jemi gati të ndihmojmë me rimëkëmbjen dhe rindërtimin”, shtoi ajo./D.B/KP

Exit mobile version