Ka sugjerime se Vladimir Putin mund të kërkojë të arrijë një marrëveshje që Koreja e Veriut të furnizojë forcat ruse me armë dhe municion.
Studiuesi i lartë Siemon Wezeman nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm tha se ishte “plotësisht e besueshme” që Koreja e Veriut ka rezerva të mëdha municionesh që do të ishin në përputhje me sistemet e artilerisë që përdoren nga forcat ruse.
“Megjithatë, nëse Rusia vërtet do të arrinte një marrëveshje të tillë me Korenë e Veriut, kjo do të ishte një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar”, tha ai.
Studiuesi tha se Rezoluta e Sigurisë 1874 e Kombeve të Bashkuara, nga qershori 2009, “e përjashton plotësisht prokurimin e çdo lloj arme dhe pajisje të ngjashme nga Koreja e Veriut”.
Ai shtoi: “Nëse arrihet ndonjë marrëveshje mbetet për t’u parë. Të dyja palët do të kishin arsye të forta për fshehtësi.
“Ne nuk do ta dimë me siguri derisa të ketë prova të forta se Rusia ka përdorur armë dhe municione të Koresë së Veriut në fushën e betejës në Ukrainë”./UBTNews/