Serbia ka bërë një hap më afër anëtarësimit në BE pas hapjes së bisedimeve për një sërë politikash mjedisore, shkruan Euronews, përcjell UBT News.
Të martën, Beogradit iu lejua të fillonte diskutimet mbi ndryshimin e klimës, energjinë, transportin dhe rrjetet e infrastrukturës trans-evropiane.
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, u tha gazetarëve në Bruksel se kjo shënon “një moment historik shumë të rëndësishëm për procesin tonë të integrimit evropian”.
Por BE-ja ka paralajmëruar se përparimi në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
Vendet që duan të bashkohen me bllokun 27-anëtarësh duhet t’i sjellin ligjet dhe rregulloret e tyre në përputhje me standardet e BE-së.
“Serbia po bën një hap tjetër shumë të rëndësishëm përpara në anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Olivér Várhelyi. Por ai shtoi se marrëdhëniet me Kosovën dhe sundimi i ligjit “mbeten thelbësore për ritmin e përgjithshëm të bisedimeve të pranimit”./UBTNews/