UBT News

Maroku voton për ‘rishqyrtimin’ e marrëdhënieve me BE-në

Ligjvënësit marokenë votuan njëzëri të hënën për të rishikuar lidhjet me Parlamentin Evropian, duke e akuzuar atë për ndërhyrje pas një rezolute që i kërkonte mbretërisë të respektonte lirinë e shtypit.

Në një deklaratë pas seancës së tyre, ligjvënësit marokenë e quajtën rezolutën evropiane “një sulm të papranueshëm kundër sovranitetit, dinjitetit dhe pavarësisë së institucioneve gjyqësore në mbretëri”.

Ata thanë se kjo kishte “dëmtuar seriozisht besimin themelor” mes tyre.

Si rezultat, Parlamenti i Marokut “vendosi të rishqyrtojë marrëdhëniet e tij me Parlamentin Evropian dhe t’i paraqesë ato për një vlerësim të përgjithshëm”, tha Rachid Talbi Alami, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Ai nuk dha detaje të tjera, përcjell UBT News.

Sipas një marrëveshjeje të vitit 1996, Maroku dhe Bashkimi Evropian kanë qenë të lidhur në marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe tregtare, veçanërisht në bujqësi dhe peshkim.

“Vendimet e tyre nuk do të na frikësojnë dhe ne nuk do të ndryshojmë rrugën dhe qasjen tonë” tha Mohammed Ghiat, president i Tubimit Kombëtar të të Pavarurve, partia më e madhe në koalicionin qeverisës të Marokut.

Ligjvënësit evropianë në Strasburg i kishin kërkuar Marokut të“respektonte lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias” dhe “të garantonte një gjyq të drejtë për gazetarët e burgosur”.

Disa ligjvënës e panë ish-fuqinë koloniale të Marokut, Francën, si shtytëse të masës evropiane./UBTNews/

Exit mobile version