Maroku do ta varrosë sot “të voglin Rayan”, një 5-vjeçar që vdiq pasi ra në një pus dhe mbeti i bllokuar për katër ditë.
Rayan Oram ra në pusin e thellë 32 metra më 1 shkurt. Qindra njerëz u mblodhën për ta shpëtuar atë.
Varrimi i tij do të mbahet sot në fshatin e tij në malet veriore të Rifit ku ndodhi tragjedia.
“Heshtja është e tmerrshme këtë mëngjes në fshat”, i tha një i afërm Agjencisë së Lajmeve AFP.
Ai u nxor nga pusi mbrëmjen e së shtunës. Por Rayan vdiq./UBTNews