Inspektorati i Komunës së Malishevës është duke mbikëqyrur zbatimin e vendimit të Ministrisë për Tregti dhe Industri për ndarjen e produkteve të vajit të palmës, dhe me këtë rast është duke i detyruar marketet dhe dyqanet që t’i ndajnë fizikisht produktet që përmbajë vaj palme në kënde të veçanta nga prodhimet tjera.
Kështu ka deklaruar drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevës, Dibran Kastrati, i cili ka thënë se këtë masë janë duke e ndërmarrë pasi MTI e ka ndaluar përkohësisht përdorimin e këtij produkti.
“Inspektorët komunalë gjatë inspektimit të vazhdueshëm që e bëjnë në dyqane dhe markete, do ta zbatojnë masën e vendosur nga ana e ministrisë”, deklaroi ai./UBTNews