UBT News

Markat e njohura i reagojnë Twitterit për shfaqjen e reklamave të tyre në faqet e pornografisë së fëmijëve

Disa reklamues të mëdhenj, sikurse Dyson, Mazda dhe kompaninë kimike Ecolab, kanë pezulluar fushatat e tyre të marketingut ose kanë tërhequr reklamat e tyre nga Twitteri sepse reklamat e tyre u shfaqën së bashku me postimet që promovojnë pornografinë e fëmijëve, thanë kompanitë për Reuters.

Markat sikurse Walt Disney Co, NBCUniversal dhe Coca-Cola Co e deri te një spital i fëmijëve ishin në mesin e 30 reklamuesve që u shfaqën në këto faqe pornografike.

Disa nga postimet kanë fjalë kyçe që lidhen me “përdhunimin” dhe “adoleshentë” dhe u shfaqën së bashku me postimet e promovuara nga reklamuesit e korporatave, sipas një raporti të publikuar nga Reuters.

Në një shembull, një postim për markën e këpucëve dhe aksesorëve Cole Haan u shfaq pranë një postimi në të cilin një përdorues tha se ishte “marketing i përmbajtjes për adoleshentët/fëmijët”.

“Ne jemi të tmerruar”, tha David Maddocks, president i markës në Cole Haan, për Reuters pasi u njoftua se reklamat e kompanisë po shfaqeshin krahas postimeve të tilla.

Haan tha se ose Twitter do ta zgjidhë këtë çështje ose kompania nuk do të promovojë më reklama në Twitter./UBTNews/

Exit mobile version