Marina e Ukrainës thotë se anijet e flotës ruse të Detit të Zi janë tërhequr në më shumë se 100 kilometra nga brigjet e Ukrainës si rezultat i sulmeve të saj me raketa dhe dronë.
Në një përditësim, Marina tha se në një përpjekje për të rimarrë kontrollin e pjesëve veri-perëndimore të Detit të Zi, rusët kishin vendosur sisteme raketore në rajonet e Krimesë dhe Khersonit.
Sipas tyre, kërcënimi i sulmeve me raketa nga deti ende qëndron.“Që nga fillimi i pushtimit, anijet dhe nëndetëset e armikut kanë lëshuar më shumë se 300 raketa lundrimi në territorin ukrainas. Aktualisht intensiteti i goditjeve me raketa të lundrimit kalibër është ulur, ndërkohë që armiku filloi të godiste objektivat tokësore me raketa kundër anijeve. …Ndoshta, kjo tregon se Rusia ka përdorur një sasi të konsiderueshme armësh moderne dhe është e detyruar të përdorë lloje të vjetra”.
Marina tha se rreth 30 anije dhe nëndetëse ruse vazhdojnë bllokadën e transportit civil./UBTNews/