UBT News

Marilyn Monroe, 60 vite nga misteri i vdekjes së yllit amerikan

Marylin Monroe, ylli më i famshëm i botës kishte marrë mbidozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes se saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë?

Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15 vjetët e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy.

Vdekja e Marilyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe DiMaggio.

Marilyn Monroe u lind më 1 qershor 1926 në Los Anxhelos. Vdekja e parakohshme i dha një fund edhe karrierës së saj. Ajo u gjet e vdekur në shtratin e saj më 5 gusht 1962, pranë një tavolinë të mbushur me shishe ilaçe. Megjithatë edhe në 60-vjetorin e vdekjes, kujtimi ndaj Monroe-së mbetet në të gjithë botën i paharruar.

Exit mobile version