Pas më shumë se 20 vitesh, këngëtarja Mariah Carey ka rikthyer rivalitetin e saj me Jennifer Lopez.
Gjatë një interviste live në Watch What Happens Live with Andy Cohen, 56-vjeçarja u pyet për komentet e famshme të vitit 2003 në një intervistë gjermane, kur Carey ishte pyetur për Lopezin dhe kishte thënë thjesht: “I don’t know her” (Nuk e njoh).
Deklarata u bë menjëherë virale dhe ka ndjekur të dyja artistet deri sot. “E vërteta është se isha e sinqertë kur e thashë atë. Nuk e di si u bë kaq e madhe. Sinqeriteti zakonisht nuk bëhet kaq i madh,” tha Carey.
Kur Andy e pyeti nëse marrëdhënia me Lopez kishte ndryshuar, Carey iu përgjigj me ironi: “Si mund ta njoh papritur tani, e kuptoni?”
Publiku shpërtheu në të qeshura, ndërsa klipi u përhap shpejt në Instagram, ku fansat e quajtën Carey “mbretëreshë e thumbimeve”.
Lopez ka mohuar më herët këtë pretendim. Më 2016 në The Wendy Williams Show, ajo tha se Carey “harronte gjërat” dhe insistoi se ato “kanë takuar shumë herë”. Carey ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke thënë në të njëjtin vit se: “Me sa duket unë jam ajo harrestarja. Nuk e mbaj mend. Ndoshta ka qenë thjesht: ‘Tung, jam filanja’, dhe kaq. Nuk e njoh. Çfarë duhet të them tjetër?”
Gjatë intervistës, Carey foli edhe për një tjetër përplasje të famshme, konfliktin me Eminem. Kur u pyet nëse gjithçka kishte nisur kur reperi deshi ta angazhonte për të luajtur rolin e nënës së tij në filmin 8 Mile (2002), ajo tha se ishte pjesërisht e vërtetë: “Ka një të vërtetë aty. Por sinqerisht nuk më intereson. Çfarëdo që ai ka thënë, le të jetë. Në rregull. Jo vërtet, por kjo është thjesht një rresht repi.”
Eminem dhe Carey kanë shkëmbyer prej vitesh thumbime në këngë, ndërsa Carey i’u përgjigj me hitin e saj, Obsessed, që interpretohej gjerësisht si një parodi ndaj tij. Në fund, Carey iu përgjigj edhe një pyetje më të lehtë për ish-bashkëshortin e saj, Nick Cannon, i cili së fundmi ka siguruar organet e tij gjenitale për 10 milionë dollarë.
Duke rrotulluar sytë, Carey tha thjesht: “Zot, më ndihmo.”
Carey ka binjakët Moroccan dhe Monroe, 13 vjeç, me Cannon, me të cilin ishte e martuar nga viti 2008 deri në 2016. /A.Z/UBT News/