UBT News

Maria Corina Machado fiton Çmimin Nobel për Paqe 2025

Liderja më me ndikim e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado, është fituesja e Çmimit Nobel për Paqe 2025.

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i akordojë çmimin Machado-s për “punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për përpjekjet e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura drejt demokracisë”, shkruan TheGuardian.

Kryetari i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Jorgen Watne Frydnes, e lavdëroi Machadon si një “kampione të guximshme dhe të përkushtuar për paqe” e cila “mban zjarrin e demokracisë ndezur gjatë një errësire në rritje”.

Komiteti thotë se demokracia varet nga njerëzit që refuzojnë të qëndrojnë të heshtur.

Duke iu përgjigjur pyetjes për përpjekjen e lobimit nga Trumpi për të fituar çmimin, kreu i komitetit tha se komiteti merr mijëra letra çdo vit dhe merr vendimin e tij në një dhomë “plot me guxim dhe integritet”./D.B/KP

Exit mobile version