Margot Robbie ka fshehur flokët e saj bjonde nën një parukë ngjyrë ndërsa po xhiron skenat për filmin e ardhshëm Babylon në Los Angeles, transmeton UBT News.
Babylon, filmi i cili ka aktoren Robbie dhe yllin e Hollywood-it, Brad Pitt, në rolet kryesore, është vendosur të përfshijë Epokën e Artë të Hollivudit dhe është planifikuar të publikohet në dhjetor të vitit 2022.
Sa i përket kostumit të saj, Margot veshi një këmishë blu dhe një palë pantallona të gjerë ngjyrë portokalli, përcjell UBT News.
Filmi, i drejtuar nga Damien Chazelle, kronikon kalimin nga filmat e heshtur në ‘talkies’ – filma që përdorën dialogun e sinkronizuar për herë të parë.
Filmi thuhet se ndjek ngritjen dhe rënien e personazheve të shumtë, dhe një burim e përshkroi filmin si ‘Great Gatsby’.
Raportohet se Margot do të portretizojë një personazh të frymëzuar nga Clara Bow – e cila ishte simbol i bukurisë gjatë viteve 1920./UBTNews