UBT News

Maqedonia e Veriut pritet të strehojë rreth 400 afganë

Women with their children try to get inside Hamid Karzai International Airport in Kabul, Afghanistan August 16, 2021. REUTERS/Stringer NO RESALES. NO ARCHIVES

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, këtë të martë ka informuar se Instituti Kombëtar për Demokraci ka kërkuar strehimin e pakohshëm të 200 personave tjerë nga Afganistani. Numër ky që i shtohet 186 personave nga Afganistani për strehimin e të cilëve njoftoi Qeveria.

Osmani theksoi se kryesisht bëhet fjalë për gra dhe fëmijë, ndërsa shtoi se MPB dhe MPJ po punojnë me listat e refugjatëve.

“Sidoqoftë, duke pasur parasysh që numri i fluturimeve nga Kabuli është dukshëm i kufizuar, nuk mund të themi saktësisht se kur këta civilë do të mbërrinin në vend, por më pas ata do të trajtohen sipas rregullave të brendshme dhe do të akomodohen në objektet që do të sigurohen”, tha Osmani.

Exit mobile version