Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për të mos e ekstraduar Blerim Ramadanin.
Ramadani, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), u arrestua më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, në bazë të një fletëarresti të lëshuar rishtazi nga Serbia përmes Interpol-it. Megjithatë, vendimi i gjykatës maqedonase i jep atij mundësinë të qëndrojë në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final të Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut, thuhet në njoftim.
Ky vendim i Panelit të Gjykatës Themelore Penale është konsideruar një zhvillim i rëndësishëm në procesin ligjor që përfshin një figurë të njohur të luftës për liri në Kosovë./UBTNews/