Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njofton se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e Blerim Ramadanit.
Më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga Interpol.Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut, thuhet në njoftim./UBTNews/