Anëtarja më e re e NATO-s, Maqedonia e Veriut, shprehu mbështetjen e saj të plotë të hënën për vendimin e Suedisë dhe Finlandës që kërkuan anëtarsimin në NATO.
Deklarata e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, erdhi në takimin dyditor të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.
Procesi për integrimin ushtarak të Maqedonisë së Veriut në NATO filloi dy vjet e gjysmë më parë kur u ftua për t’u anëtarësuar dhe u bë anëtare e plotë e aleancës në mars të vitit 2020.
”Kjo do të forcojë më tej sigurinë kolektive dhe mbrojtjen euroatlantike. OpenDoorPolicy i NATO-s mbetet një parim i rëndësishëm i sanksionuar në Traktatin e Uashingtonit”, ka thënë Osmani në rrjetet sociale.
Për dekada të tëra, Suedia dhe Finlanda morën një qëndrim neutral të politikës së jashtme në rajon, por lufta e vazhdueshme Rusi-Ukrainë që filloi më 24 shkurt shkaktoi një ndryshim në qasjen e tyre, me publikun dhe shumicën e politikanëve që favorizonin bashkimin me aleancën e NATO-s.
Megjithatë, Suedia dhe Finlanda, të cilat kanë deklaruar synimin e tyre për të kërkuar anëtarësimin në NATO, nuk i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të Turqisë, një anëtare e NATO-s për mbi 70 vjet, për ekstradimin e gjithsej 33 terroristëve.