UBT News

Maqedonia e Veriut dëbon edhe gjashtë diplomatë rusë

Maqedonia e Veriut dëboi edhe gjashtë diplomatë rusë nga Ambasada ruse në Shkup, që ishin shpallur persona të padëshiruar. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

“Ambasadori rus në Maqedoninë e Veriut, Sergej Bazdnikin, sot është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i është dorëzuar një notë verbale me të cilën gjashtë diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse janë shpallur persona non grata në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme.

Sipas komunikatës, këta persona kryenin aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe në pesë ditët e ardhshme do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut./UBTNews/

Exit mobile version