UBT News

Maqedoni e Veriut, 18 të vdekur dhe 1 mijë e 409 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut janë shënuar 1 mijë e 409 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur 18 persona, që ishin të prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 1 mijë e 455 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263 mijë e 196 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 282 mijë e 147, kurse i të vdekurve është 8 mijë e 686 persona.

Exit mobile version