Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut kanë rezultuar 868 raste pozitive me COVID-19 nga 3 mijë e 654 mostra të marra.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit kanë vdekur 15 pacientë si pasojë e COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 3 mijë e 280.
Ndërkohë bëhet e ditur që janë shëruar edhe 355 pacientë, ndërsa raste aktive janë 10 mijë e 872./UBTNews