Shtyrja e nisjes së bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ka sjellë rënie të besimit të qytetarëve te Unioni Europian.
Në një studim të fundit të kryer nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit, mbështetja për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian ka pësuar rënie në 53%, nga mbi 70% që ka qenë më parë.
Në nivel të Ballkanit Perëndimor, 63% e të anketuarve mbështesin anëtarësimin në BE, ndërsa 8% janë kundër. Qëndrim neutral kanë 27%.
Nga të anketuarit në Maqedoninë e Veriut, 21% besojnë që vendi do të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2025, 31% deri në vitin 2030, kurse 31% të tjerë besojnë se vendi asnjëherë nuk do të pranohet në BE.
Maqedonia e Veriut mori rekomandim për nisjen e bisedimeve në prill të vitit 2018, por u bllokua, pasi Shqipëria nuk kishte plotësuar kushtet.
Së fundi, Bullgaria bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, e për rrjedhojë dhe të Shqipërisë./euronews