UBT News

​Maqedonci: Vendosja e ushtrisë serbe rreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, të cilën e ka informuar mbi zhvillimet aktuale në ministrinë që ai drejton dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

Maqedonci duke folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, ka thënë se vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, gjë e cila duhet të trajtohet me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s.

“Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë gushtë si ministri me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që FSK të ofrojë kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Exit mobile version