Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me rastin e ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se formësimi i tyre si ushtarak fillon sot, dhe nuk duhet të përfundojë asnjëherë.
Maqedonci theksoi se duhet shërbyer me vullnet dhe gatishmëri për atdheun dhe qytetarët e Kosovës.
“Pesha e uniformës që mbani sot veshur është e rëndë, se të shumë rënda e të vështira ishin vitet kur Ademi e Hamza, Zahiri e Luani, Agim Ramadani, e mijëra dëshmorë të tjerë sfidonin vdekjen duke përqafur luftën për jetë dhe liri”, u shpreh Maqedonci.
“Formësimi i juaj si ushtarak fillon këtu, dhe nuk duhet të përfundojë asnjëherë, siç nuk duhet të përfundojë vullneti dhe gatishmëria e juaj për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve të vendin tonë”, shtoi ai tutje.