Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2025” që po zhvillohet në Uashington D.C. në shënimin e 250-vjetorit të themelimit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një njoftimi të Ministrisë, thuhet se Maqedonci është i ftuar me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë Amerikane (AUSA), dhe se ngjarja, e cila do të zgjasë tre ditë.
“Panairi AUSA-së, i organizuar në kryeqytetin amerikan në Uashington D.C., është një platformë strategjike që bashkon udhëheqësit më të lartë ushtarakë, inovatorët e industrisë së mbrojtjes, politikbërësit dhe delegacionet ndërkombëtare në një takim vjetor. Ngjarja, e cila do të zgjasë tre ditë, ofron mundësi të rëndësishme për të eksploruar teknologjitë më të avancuara ushtarake dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me synim shqyrtimin e mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me nevojat, prioritetet dhe standardet bashkëkohore të mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e ministrisë./S.K/EO/