UBT News

Maqedonci merr mbështetjen e homologut turk për anëtarësim në Partneritetin për paqe në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se Republika e Turqisë ka qenë dhe vazhdon të mbesë partner strategjik për Republikën e Kosovës. Ai ka theksuar se ka kërkuar nga ministri turk mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për paqe në NATO.

Maqedonci shtoi se Kosova ka dëshmuar se është e vendosur fuqishëm në funksion të paqes.

“Jemi shumë mirënjohës për përkrahjen që kemi marrë, qoftë përmes trajnimit e po ashtu edhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Patjetër që ne do të vazhdojmë të realizojmë marrëveshje që janë të dobishme për të dyja palët”, deklaroi ai.

Ministri turk i Mbrojtjes është takuar edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari. Ai gjithashtu do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Exit mobile version