Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re dhe se “nuk frikësohemi nga këto kërcënime”. Maqedonci ka theksuar se përderisa Kosova ka institucionet dhe strukturat e saj që punojnë për sigurinë e vendit, nuk ka arsye që kërcenimet e Serbisë të jenë shqtësuese.
“Kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re, ne nuk frikësohemi nga këto kërcënime. Jemi të përgatitur dhe asnjëherë frikësohemi duke pasur parasysh që i kemi institucionet tona që punojnë vazhdimisht në këtë drejtim”, deklaroi ai.