Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, po marrin pjesë në takimin e radhës së Gurpit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili po zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel.
Ky është formati i takimeve të ministrave dhe shefave të mbrojtjes së mbi 50 vendeve të botës që përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukrainës, që prej fillimit të agresionit rus.
“Takimi drejtohet nga sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin si dhe Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov. Për herë të parë, pjesëmarrësve iu drejtua edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili shprehu falënderimin e popullit të Ukrainës ndaj ministrave dhe shefave të mbrojtjes të pranishëm për ndihmën e ofruar vendit të tij. Fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.