Sonte në një manifestim të heshtur kujtohet Sebahate Morina, 44-vjeçarja, e cila më 14 mars në Prishtinë është vrarë nga Lulzim Sopi, ish-bashkëshorti i saj.
Manifestimi i heshtur përkujtimor do të mbahet në sheshin “Skënderbe”, para Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 18:00, ose nëpër ballkonet e shtëpive, për të shprehur pikëllimin dhe mllefin duke ndezur qirinj dhe vendosur lule në kujtim të Sebahate Morinës, por edhe për të kërkuar llogaridhënie nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës.