Në Bruksel, udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një mandat të dytë për Ursula von der Leyen si presidente e Komisionit Evropian.
Negociatat për postet kryesore të bllokut përfshinë edhe emërimin e ish-kryeministrit portugez António Costa si presidentin e ardhshëm të Këshillit Evropian dhe Kryeministres së Estonisë Kaja Kallas si shefen e re të politikës së Jashtme të BE-së.
Kjo marrëveshje u arrit përpara një samiti të liderëve evropianë që do të mbahet në Bruksel të enjten dhe të premten, ku do të vendoset për udhëheqësit e institucioneve të BE-së për pesë vitet e ardhshme.
Për të konfirmuar emërimin, von der Leyen ka nevojë për mbështetjen e një “shumicë të kualifikuar të përforcuar” të liderëve të BE-së, që përfaqësojnë të paktën 20 vende dhe 65% të popullsisë së Bashkimit Evropian./UBTNews/