Policia e ka në kontroll gjithë perimetrin edhe të Manastirit në Banjskë të Zveçanit por edhe të gjithë fshatit për shkak të pranisë së madhe të saj.
Një grup i disa makinave të blinduara të EULEX-it ka shkuar atje, ndërkaq grupet e forenzikës janë duke e kryer punën e tyre.
Për më tepër, një grup i pelegrinëve kanë ngelur gjatë gjithë kohës në manastir dhe ende janë aty.