UBT News

Malta regjistron zero raste me COVID-19 për herë të parë pas 11 muajsh

Malta regjistroi zero raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, për herë të parë pas 11 muajsh, por ministri i Shëndetësisë u bëri thirrje njerëzve të jenë më të kujdesshëm.

“Kjo është hera e parë me zero raste që nga vera e kaluar. Duhet të vazhdojmë me disiplinë dhe përgjegjësi”, shkroi në Twitter ministri Chris Fearne.

Malta lejoi hapjen e kafeneve, kinemave dhe teatrove, si pjesë e planit të Qeverisë për të lehtësuar masat. Malta ka regjistruar zero raste më 25 korrik të vitit të kaluar, por pastaj rastet u rritën gradualisht dhe piku ishte në muajin mars me 510 raste dhe tash prapë ka ulje të rasteve.

Ishulli kryeson në Bashkimin Evropian me programin e vaksinimit, me më shumë se gjysmën e të rriturve të vaksinuar plotësisht dhe 75% e tyre me së paku një dozë vaksine.

Aktualisht në vend janë 74 raste aktive me COVID-19./UBTNews

Exit mobile version