UBT News

Maloku komenton rastin e Pantiqit: Është shqetësuese çfarëdo ndërhyrje nga pushteti

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovë (KPK), Jetish Maloku ka komentuar lirimin në arrest shtëpiak të ish-policit, Dejan Pantiq. Ai u pyet se si e sheh që Pantiqi nuk është arritur të transferohej në Prishtinë, pas kërkesës së prokurorit të rastit. Sipas tij, për këtë çështje nuk është përgjegjëse Prokuroria. Ai tha se është shqetësuese çfarëdo ndërhyrje nga pushteti në sistemin e drejtësisë.

Ai iu kundërpërgjigj Qeverisë dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët e fajësuan KPK-në dhe KGJK-në për ndryshimin e masës ndaj Panqitit.

“Në aspektin e mos-arritjes së të dyshuarit, nuk mendojmë se është përgjegjës Prokuroria. Janë institucionet përkatëse që duhet ta sigurojnë personin në fjalë. Duhet t’i pyetni të tjerët Sa i përket reagimeve, ju e keni pranuar reagimin tonë. Aty kemi shprehur shqetësimin dhe çfarëdo ndërhyrje nga pushteti apo nga përfaqësuesit e pushtetit, qoftë në KPK apo KGJK. S’do t’i shtoja asgjë tjetër atij reagimi. Ka qenë dhe është shqetësim çfarëdo ndërhyrje që del nga goja e pushtetit”, deklaroi ai.

Pantiqit dje i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Exit mobile version