UBT News

Malishevë, tetë raste të reja dhe katër të shëruar

Sot në territorin e Komunës së Malishevës janë shëruar katër persona të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe tetë raste tjera.

Rastet e regjistruara sot vijnë nga këto vendbanime: në Malishevë tri raste dhe nga një rast në Pllaqicë, Lladrovc, Llazicë, Bubavec dhe Damane.

Nga data 14 mars e deri më sot në këtë komunë janë regjistruar 353 raste pozitive, 264 janë shëruar, 25 kanë vdekur, ndërkaq raste aktive janë 64./UBTNews

Exit mobile version