Një person ka vdekur dje në komunën e Malishevës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet që viktima ka qëlluar veten me armë zjarri.
“Dyshohet se viktima ka qëlluar veten me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit TT me tre fishek dhe një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./UBTNews