UBT News

Mali shtyn zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në muajin shkurt

Qeveria ushtarake e Malit ka njoftuar se do të shtyjë zgjedhjet presidenciale që janë planifikuar të mbahen në muajin shkurt, të cilat kishin për qëllim kthimin e liderëve civilë në pushtet në vendin e përfshirë nga konflikti i Afrikës Perëndimore.

Dy raunde zgjedhjesh – që janë caktuar për datat 4 dhe 18 shkurt – do të shtyhen për arsye teknike, u tha gazetarëve zëdhënësi i Qeverisë, Abdoulaye Maiga.

Arsyet ndër tjerash janë miratimi i një kushtetute të re dhe rishikimi i listave zgjedhore, deklaroi ai tutje. Gjithashtu ai përmendi edhe një mosmarrëveshje me kompaninë francize Idemia, për të cilën Qeveria tha se është e përfshirë në procesin e regjistrimit.

Ai njoftoi se datat e zgjedhjet të reja do të bëhen të ditura më vonë./UBTNews/

Exit mobile version