UBT News

Malcolm Simmons raporton në Kuvendin e Kosovës për skandalet e EULEX-it

Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons do të raportoj sot në Kuvendin e Kosovës.

Simmons përmes një video-lidhje do të raportoj për skandalet e EULEX-it në Kosovës, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet tek dëshmitarët.

Raportimi i Simmons do të bëhet para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Raportimi do të bëhet në ora 10:00. Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës. 

Exit mobile version